Stilisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë, bashkëshortja zgjedh ta lindi vajzën në SHBA

schedule08:59 - 25 Gusht, 2021

schedule 08:59 - 25 Gusht, 2021

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bekuar me një tjetër vajzë.

Mësohet se Edita lindi në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe foshnja e porsalindur gëzon tashmë direkt nënshtetësi amerikane.

Ndërkohë, Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Bella.

Çifti janë të martuar prej gati katër vitesh dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.

Valdrin Sahiti njihet si një prej stilistëve më të famshëm në trojet shqiptare, pasi ka veshur shumë personazhe të njohur deri te ata ndërkombëtarë, siç është diva e muzikës, Beyonce./abcnews.al