Stilisti i njohur u bë baba për herë të dytë, Nora Istrefi i zbulon emrin e veçantë të vajzës

schedule19:21 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:21 - 26 Gusht, 2021

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bekuar me një tjetër vajzë.

Mësohet se Edita lindi në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe foshnja e porsalindur gëzon tashmë direkt nënshtetësi amerikane.

Ndërkohë, emrin e vogëlushes së porsalindur e ka zbuluar këngëtarja Nora Istrefi, e cila është edhe një ndër mikeshat më të mira të Valdrinit.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të vogëlushes, duke i uruar mirëseardhjen në jetë.

“Mirë se erdhe Paris”, ka shkruar Nora, në këtë mënyrë është kuptuar edhe i përzgjedhur për të voglën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!