Steven Seagal, Ambasador i Rusisë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA

schedule19:16 - 5 Gusht, 2018

schedule 19:16 - 5 Gusht, 2018

Kremlini ka zgjedhur yllin e filmave aksion Steven Seagal si ambasador për përmirësimin e marrëdhënieve amerikano-ruse. Aktori 66-vjeçar, lindur në Amerikë, por me origjinë nga ish-republikat sovjetike, njihet për miqësinë e tij me presidentin Vladimir Putin.

Rusia ka zgjedhur aktorin e njohur të filmave aksion Steven Seagal si të dërguarin e saj të posaçëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Aktorit iu dha nënshtetëtsia ruse në vitin 2016. Ai njihet për miqësinë që ka me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin disa herë e ka cilësuar një lider të madh botëror. Ministria e Jashtme ruse e ka bërë njoftimin në profilin e saj zyrtar në Facebook, duke sqaruar se posti që do të mbajë Seagal do të jetë pa portofol, i barabartë me atë të ambasadorit të vullnetit të mirë, që do të promovojë marrëdhëniet amerikano-ruse në aspektin humanitar. Lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër të ardhur nga republikat e dikurshme sovietike, Seagal fitoi famë gjatë viteve ‘80 e ‘90 me filma si “Niko” apo “Rrethimi”. Ai është mjaft i njohur për publikun rus dhe së fundmi ka mbrojtur qeverinë ruse nga akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Përveç se një lider të madh, 66-vjeçari e ka vlerësuar presidentin Putin një mik të ngushtë, të barabartë me një vëlla. Në vitin 2016, Seagal mori edhe pasaportë serbe pasi kreu një seri vizitash në vendin ballkanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!