“Stërvitu me një kampione”, Klodiana Shala flet për projektin më të ri

schedule14:37 - 16 Janar, 2021

schedule 14:37 - 16 Janar, 2021

“Fit with a champion” është projekti më i ri i Klodiana Shalës për të qëndruar në formë, për të cilin ajo foli në emisionin “Nuk është karantinë” me moderatorin Eni Shehu. Kampionia shpjegoi se si funksionon programi, pjesë e të cilit është dhe një nutricioniste, psikologe, fizioterapisti si dhe kuzhinieri. Pyetur nga moderatori se përse zgjodhi të vinte me këtë projekt pas kaq kohësh, ajo u shpreh:

“Doja të ishim një ekip i vërtet profesionistësh në të gjitha fushat, jo thjesht që të dalë Klodi dhe të bëjë video se si të bëjmë ushtrime në shtëpi apo zyrë. Por kemi dietologen, psikologen, fizioterapistin gjithashtu dhe shefin e kuzhinës për personat që nuk kanë mundësi për të gatuar në shtëpi. Prandaj kjo ishte vonesa jonë por jo vetëm thjesht Klodi, thjesht në shërbim të njerëzve.”, u shpreh Klodiana.

Më tej, Shala shtoi tha se një fokus të veçantë dëshiron t’i kushtojë kategorisë së fëmijëve dhe ndërgjegjësimit të prindërve për ushqyerjen e shëndetshme. “Do të jetë në Youtube dhe pretendimet tona janë pjesa e botës sepse vlerësimi që e bën bota jashtë për një CV që kemi nuk ëshë aq i madh këtu. Synimi im kryesor është që të gjitha njohuritë t’i shpalosim sa më shumë nëpër botë dhe për shqiptarët që mezor e kanë pritur që ta marrin këtë paketë.“, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!