Stërvitjet ushtarake të Kinës rreth ishullit, reagon Tajvani: Provokime të paarsyeshme!

schedule10:19 - 14 Tetor, 2024

schedule 10:19 - 14 Tetor, 2024

Kina ka nisur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, konfirmoi ministria e mbrojtjes e Pekinit duke theksuar se janë dërguar avionë dhe anije.

Stërvitjet, të quajtura Joint Sëord-2024B, “testojnë aftësitë e operacioneve të përbashkëta të trupave të administratës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit që ka dënuar këto veprime duke i cilësuar si provokuese dhe absurde.

Incidenti vjen tre ditë pasi presidenti i Tajvanit shkaktoi reagime të ashpra nga Pekinin pas një fjalimi që shënonte Ditën Kombëtare të ishullit.

Gjatë fjalimit të tij për Ditën Kombëtare, Presidenti i Tajvanit Lai Ching-te u zotua të “rezistojë aneksimit” të ishullit dhe këmbënguli se Pekini dhe Taipei “nuk janë të nënshtruar ndaj njëri-tjetrit”.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe tensionet mes dy vendeve janë rritur vitet e fundit për shkak të vendosjes pothuajse të vazhdueshme të anijeve kineze në ujërat pranë ishullit.

/abcnews.al/