Tanguy-Austin Nianzou Kouassi është një nga përforcimet e Bayern Munchen në merkaton e kësaj verë. Fituesit e Tripletës në sezonin që sapo përfundoi, siguruan shërbimet e qendërmbrojtësit me parametra zero.
18-vjeçari nuk rinovoi kontratën me PSG dhe bavarezët arritën akordin me talentin francez (firmosi deri në verën e vitit 2024 me rekordmenët gjermanë) pa shpenzuar asnjë cent. Djemtë e Hans-Dieter Flick kanë nisur stërvitjet për sezonin e ri dhe Kouassi është frenuar menjëherë.
Lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë gjashtë javë jashtë. Sportbild raporton se objektivi i trajnerit Flick është që ta ketë të gatshëm për sfidën e parë të grupeve në Champions (20 tetor). /abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!