Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Stërvitja ushtarake rreth Tajvanit, Kina: Operacioni përfundoi me sukses. Taipei: Provokim ndaj rendit botëror

schedule09:17 - 25 Maj, 2024

schedule 09:17 - 25 Maj, 2024

Kina ka njoftuar përfundimin e operacionit “ndëshkues”, i cili filloi të enjten rreth ishullit të Tajvanit, për të demonstruar kundërshtimin e saj ndaj asaj që i konsideron deklaratat separatiste të presidentit të ri tajvanez Lai Ching-te.

Reagimi i Taipeit ishte i menjëhershëm. Zëdhënësi i presidencës tajvaneze tha në një deklaratë se “manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar.

“Provokimi i njëanshëm i fundit i Kinës jo vetëm që minon status quo-në e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, por është gjithashtu një provokim i hapur i rendit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime dhe dënime serioze nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Karen Kuo./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!