Shqipëria vijon të forcojë sigurinë dhe të shtojë kapacitet ushtarake. Në ditën e stërvitjes së përbashkët mes trupave shqiptare dhe britanike, Ministri shqiptar i mbrojtjes thotë se të dy vendet po bashkëpunojnë dhe punojnë për interesat strategjike të Aleancës veri atlantike.
“Angazhimi në këtë stërvitje është padyshim jo vetëm një nevojë e të dyja forcave por edhe një përgjigje ndaj realitetit të sigurisë në rajonin tonë. Këto ndërveprime krijojnë një shembull të qartë të angazhimit dhe fokusit të vendeve tona në përmirësimin e kapaciteteve, gadishmërisë operacionale dhe infrastrukturës si një kusht për këtë gadishmëri. Vendndodhja gjeografike midis dy vendeve tona ndoshta nuk është e afërt në koordinata por ajo bëhet e papërfillshme kur vjen puna për interesat e përbashkëta strategjike të NATO”.
Gjeneralmajor Arben Kingji theksoi se vendi ynë është në gadishmëri për të shërbyer në operacione me aleatët krahas punës në korridorin e tetë.
Lord Stuart Peach vlerësoi kontributin e Shqipërisë në një kohë kur me luftën në Ukrainë, siguria në Ballkanin perëndimor është prioritet.
“Ne kemi sjelle kete aktivitet ne jete si pjese te jetes tone. Ne duhet te bashkepunojme per te kuptuar gjeografine e kontinentit tone. Rendesia strategjike e vendit tone qe lidh portet dhe hekurudhat eshte shume e rendesishme”.
Pas 19 vitesh, Shqipëria ka rijetëzuar bazën ushtarake të NATOS në Kuçovë. Krahas rëndësisë së saj strategjike, edhe për rajonin e Ballkanit, baza, do të shërbejë dhe si qendra kryesore për forcat ajrore shqiptare./abcnews.al


