GJKKO ka shpallur vendimin për disa të pandehur, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, duke dhënë dënime me burg, ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe masa alternative si shërbimi i provës dhe puna në interes publik.
Klodian Rjepaj – 6 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 4 vite burg.
SPAK kishte kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar do të përkthehej në 6 vite e 8 muaj.
Ilir Rrapaj – 6 vite burgim, të reduktuara në 4 vite me gjykim të shkurtuar.
Edhe për të, SPAK kishte kërkuar 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar).
Marsela Serjanaj – 3.6 vite burgim, të reduktuara përfundimisht në 2.4 vite. U urdhërua lirimi i menjëhershëm dhe shuarja e masës së sigurisë.
Sajmir Kadiu – 3.6 vite burgim; përfundimisht lirohet.
Petref Mersini – 3.6 vite burgim, të reduktuara në 2.4 vite me gjykim të shkurtuar. U vendos në shërbim prove për 24 muaj.
Arben Gjata – 3.6 vite burgim, të reduktuara në 2.4 vite. Vendimi u pezullua dhe u vendos shërbim prove për 24 muaj.
Genc Byrazeri – 1.6 vite burgim, i konvertuar në 80 orë punë në interes publik.
Naile Ajazi – Dënohet me shërbim prove për 2 vite.
Gjykata vendosi që ish-zëvendësministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të vuajnë dënimin me burg, i cili me gjykim të shkurtuar u reduktua në 4 vite.


