Dëshmia e biznesmenit në pranga/ “Sterilizimi”, Ilir Rrapaj mohon njohjen ne Beqajn

schedule10:27 - 11 Nëntor, 2024

schedule 10:27 - 11 Nëntor, 2024

Me pranga në duar biznesmeni i koncesionit të sterilizimit, Ilir Rrapaj, është shoqëruar në kryesinë e Kuvendit për t’u pyetur nga komisioni hetimor i Shëndetësisë, i cili është ngritur për këtë çështje.

Oratku i tij italian Umbro Staccini, zotërues i kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”  dhe dy aksionerët e tjerë të kompanive, Elisabetta Anzanello Giorgio Tardioli kanë refuzuan të paraqiten në Komision.

Dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 fituan koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit janë Ilir Rrapaj dhe Umberto Staccini.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ilir Rrapaj prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më 20 shtator nga Komisioni.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!