Stephanie Williams, emërohet këshilltare e OKB-së për Libi

schedule23:40 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 23:40 - 6 Dhjetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres caktoi më 6 dhjetor, diplomaten amerikane, Stephanie Williams, e cila udhëhoqi negociatat që rezultuan me armëpushim në Libi në tetor të 2020-s, në postin e këshilltares së posaçme.

Williams do të jetë kryesisht e ngarkuar me përkrahjen dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Libi që do të mbahen më 24 dhjetor.Emërimi i Williams, siç njoftoi OKB-ja nëpërmes zëdhënësit të saj, Stephane Dujarric ndodhi pas tërheqjes së Jan Kubisit, i cili e mbajti këtë post për dhjetë muaj.

Williams shërbeu si e dërguar e posaçme e OKB-së për Libi deri në fillim të 2021-s, derisa sipas Dujarric po kthehet në Tripoli si këshilltare e posaçme. Williams do të fillojë punën ditëve në vazhdim, tha Dujarric.

Sipas tij, Williams do të udhëheq misionin politik të OKB-së në Libi dhe do të përcjellë zbatimin e dialogut të brendshëm politik, për çështje ekonomike dhe siguri./REL