Stella Tennart vrau veten, familja zbulon se vuante nga shëndeti mendor

schedule12:17 - 8 Janar, 2021

schedule 12:17 - 8 Janar, 2021

Stella Tennart vrau veten pasi vuante nga problemet e shëndetit mendior. Supermodelja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Skoci me 22 Dhjetor, disa ditë pas përvjetorit të saj të 50-të. Familja e saj konfirmoi për “The Telegraph” se modelja kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh.

“Jemi të përulur nga mesazhet mbështetëse që kur Stella u nda nga jeta. Ajo ishte një shpirt i bukur, i adhuruar nga familja dhe miq të mirë, një grua e ndjeshme dhe e talentuar, krijimtaria, inteligjenca dhe humori i të cilës prekën kaq shumë njerëz.

Ajo ishte e sëmurë për disa kohë. Pra, është hidhërim dhe dëshpërim i thellë për ne që ajo e ndjeu veten të paaftë të vazhdonte, pavarësisht dashurisë së atyre që kishte pranë.”, thuhet në reagim.

Stella Tennant në shfaqjen e modës Pranverë / Verë 2019 në Milano.

Gazeta britanike citon një burim që thotë se familja Një burim familja donte ta bënte lajmin publik sepse “ata mendojnë se është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi rreth shëndetit mendor, pasi shumë shpesh keqkuptohet”. /abcnews.al/

Stella Tennant: British supermodel dies suddenly at the age of 50 | UK News  | Sky News

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!