Edhe këtë seancë parlamentare, debati është zhvendosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Në përgjigje të akuzave të ngritura nga Basha, kryeministri tha se kreu i PD kërkon që të hyjë në zemrat shqiptarëve, por kjo sipas tij s’ka për të ndodhur kurrë. Këtu shtoi se Bashën sipas Ramës do e nxjerrin dhe nga aty ku e futën të tjerët, referuar këtu partisë që ai drejton.
“Një drejtues se të të them lider i bie të shpërdoroj konceptin është që të përgatitet para se të flasë dhe nuk rri si në kafe duke zgjatur veshin nga një anë dhe veshin nga ana tjetër që ti japin ushqimin dhe ta jashtë-ekspozojë këtu. Nga ana tjetër the shteti ka filluar të paguajë bechettin, por ku dhe si Lulëzim. Ti do të hysh aty ku nuk ke për të hyrë dot kurrë në mendje dhe zemrat e shqiptare, madje dhe aty ku të futën të tjerët prapë të tjerët po të nxjerrin. Shqiptarët kanë veçori sepse s’ua ha qeni shkopin e jo më tua hajë lepuri. Shqiptarët e kanë politikën sport kombëtar dhe në këtë lloj sporti i ndjejnë lojtarët me hundë, s’kanë nevojë të rrinë gjatë sepse ndiejnë me hundë se kush e ka më vërte dhe kush jo. Si mund të dalë një drejtues në foltoren e parlamentit dhe para popullit të shprehet “thonë se”, po këtë kush ta tha?
Për ty kthyer te arsyeja se pse u krijua kjo. Edhe këtu fole për një usta, ma referove mua ustain. Në fakt ai është ustai yt dhe mbetet ustai yt dhe ti je një çirak i tij. Ndryshe nga ustai që e bënte me Ipad komunikimin ti e bërë me Iphone. Ty Iphoni do të të mbete shpresoj uroj. E di pse , për të njëjtët arsye që ta kam thënë. Se po qe puna për të zgjedhur mes 2 të këqijave njerëzit zgjedhin origjinalin jo kopjen se ajo që bëre ti këtu ndryshon vetëm zëri, për mua që iu shoh nga pas ndryshonte statura, nga flokëve nga pas ishte njësoj për shkak të të hedhur përpjetë. Fjalori sadist kriminelët me të cilët ke ngrënë janë në dhe, merr qetësues para se të vish në sallë, po ku e di ti, e ke dëgjuar nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank kur ishe në bashki, ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai, e të tjera, njësoj si ustai, por me një ndryshim, se nuk je ustai, as kopje jo“, tha Rama. be.k/abcneews.al


