Para disa ditësh në Itali u prezantua një statujë bronzi e një gruaje të veshur me fustan që thekson linjat trupore, për të nderuar një poezi të shekullit të 19-të.
Mirëpo, statuja shkaktoi shumë debate, madje disa politikanë po kërkojnë shembjen e saj.
Ndërkohë skulptori, Emanuele Stifano ka deklraruar se i kushtohet poezisë La Spigolatrice di Sapri, shkruar nga poeti Luigi Mercantini në vitin 1857.
Poezia bazohet në historinë e një ekspedite të dështuar kundër Mbretërisë së Napolit nga Carlo Pisacane, një nga Socialistë e parë italianë.
Përgjigja e skulptorit për statujën
“Unë gjithmonë prirem ta mbuloj trupin e njeriut sa më pak të jetë e mundur, pavarësisht nga gjinia,” shkroi skulptori italian në faqen e tij në Facebook, duke shpjeguar se nëse do të kishte një zgjedhje, do të ishte “krejtësisht lakuriq” thjesht sepse unë jam një fans i trupi i njeriut.
Meqenëse u vendos në plazh, unë” përfitova “nga flladi i detit që lëviz fustanin e gjatë dhe në këtë mënyrë nxjerr në pah trupin.
Kjo, për të nënvizuar një anatomi që nuk do të ishte një fotografi besnike e një gruaje fshatare të shekullit të 19 -të, por përkundrazi do të përfaqësonte idealin e një gruaje, për të sjellë në jetë përmes imagjinatës krenarinë e saj, zgjimin e ndërgjegjes, të gjitha në një moment me shumë pasion “./abcnews.al