Një statujë për ikonën transgjinore Marsha Johnson do të vendoset në vend të asaj të Colombos në New Jersey. Kohë më parë dhe në New York iu dedikua një park me guvernatorin e New York, Andrew Kuomo i cili u shpreh se qyteti ishte në borxh me të, raporton la Repubblica.
Peticioni është firmosur nga 166 mijë persona. Statuja e Marsha Johnson do të vendoset pranë bashkisë në qytetin e saj të lindjes në New Jersey, në vend të asaj të Colombos që sipas atyre që kanë firmosur nuk është një figurë për t’u festuar, shkruan abcnews.al
I’m proud to announce the dedication of East River State Park in Brooklyn to #MarshaPJohnson.
Today, Marsha P. Johnson State Park becomes the first State Park to honor an LGBTQ person.
NY is indebted to her for her brave advocacy and relentless fight for LGBTQ equality. pic.twitter.com/mMNo6jqQcI
— Andrew Cuomo (@NYGovCuomo) August 24, 2020
Ky është monumenti i parë në nder të një transgjinori dhe është hera e parë që të drejtat e komunitetit LGBT gdhenden në gurin e shtetit amerikan. Deklarata e zyrtarëve të kontesë së Union ku Elizabet është qyteti më i madh me 125 mijë banorë, u bë të enjten e kaluar. Pak pas asaj të guvernatorit të New York Andrew Cuomo që në 24 gusht, dita që shënon 75 vjetorin e lindjes së Johnson, i dedikoi një park në Brooklyn duke u shprehur se New York ishte në borxh me të dhe ky vendim ishte një krenari.
Johnson humbi jetën në vitin 1992, në moshën 46 vjeçare, në rrethana të panjohura dhe është e njohur për rolin e saj në revoltën e Stonuoll në vitin 1969. Atë vit policia ndërhyri në një lokal të frekuentuar nga komuniteti homoseksual, një veprim i zakonshëm, por atë mbrëmje klientët vendosën të mos largoheshin. Revolta zgjati një javë, dhe shënoi atë që njihet si lindja e lëvizjes për të drejtat e LGBT-së në të gjithë botën, shkruan abcnews.al
Johnson në atë kohë ishte 23 vjeç, dhe në revoltë morën pjesë 2 mijë persona kundër 400 agjentëve policie. Gjatë gjithë jetës Johnson u kujdes duke i siguruar strehim dhe ushqim të rinjve të cilët ishin pa familje si pasojë e orientimit të tyre seksual, dhe autoritetet amerikane mendojnë se për këtë arsye ajo duhet përkujtuar./abcnews.al

