Statistikë e çmendur, Aguero ka shënuar gola sa Ronaldo e Brighton

schedule20:57 - 18 Janar, 2020

schedule 20:57 - 18 Janar, 2020

Sergio Aguero shënoi dy gola brenda 5 minutash në takimin kundër Crystal Palace, sfidë ku Manchester City nuk arriti të marrë më shumë se një pikë pas barazimit 2-2. Këto dy gola, e çuan sulmuesin argjentinas në kuotën e 179 golave në Premier League.

Cristiano Ronaldo, gjatë viteve kur luante për Manchester United, shënoi 84 gola në elitën e futbollit anglez, ndërsa ekipi i Brighton, i cili ka disa sezone që militon në Premier League, ka shënuar 95 gola. Së bashku, ylli portugez dhe klubi bardheblu kanë shënuar 179 gola, aq sa ka i vetëm Kun Aguero.

Statistikë e çmendur kjo, që tregon dhe njëherë tjetër se sa i suksesshëm është bomberi argjentinas në Premier League. Padiskutim një legjendë e Manchester Cityt dhe futbollit anglez./abcnews.al

Brighton – 95 gola në Premier League

Cristiano Ronaldo – 84 gola në Premier League

Aguero – 179 gola në Premier League