Statistikat e xhiros së parë Seria A: Vlahoviç sulmuesi më i mirë, Inter “mbreti” i asisteve

schedule15:26 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 15:26 - 23 Dhjetor, 2021

Gjysma e parë e kampionatit të Seria A ka mbaruar ditën e djeshme kur u luajtën edhe ndeshjet e fundit.

Kanë dalë disa statistika interesante ku pikasen disa ekipe dhe lojtarë për xhiron e parë të turneut. Dusan Vlahoviç është konsideruar sulmuesi më i mirë i Seria A. Sulmuesi serb ka shënuar 16 gola deri më tani por dhe statistikat e goditjeve në zonën e kundërshtarit janë të shumta. Vlahoviç ka goditur në total 98 herë në drejtim të portës, ku 68 goditje kanë qënë në portë ndërsa 30 kanë qënë jashtë.

Inter konsiderohet mbreti i asistimeve me 31 të tilla, ku Barella dhe Calhanoglu kanë nga 7 asistime secili. Gjithashtu ekipi i Simone Inzaghit është në vendin e parë edhe për golat e shënuar me 49 të tilla.

Ekipi i Lazios është në vendin e parë për kilometra të përshkruara në fushën e lojës. Djemtë e Sarrit kanë vrapuar në total 112,823 km./h.ll/abcnews.al