Statistikat e frikshme të “Superman”-it, askush si Oblak mes shtyllave

schedule16:52 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 16:52 - 31 Dhjetor, 2019

Çdo rol në një skuadër futbolli ka vështirësitë e veta, por ai i portierit është realisht shumë delikat. Jan Oblak la Benficën në korrikun e vitit 2014 dhe u transferua tek Atletico Madrid. Fillim ishte i vështirë, por slloveni uli kokën, punoi fort dhe priti momentin e tij.

Sot është një ndër portierët më të mirë në planet dhe 26-vjeçari po konfirmohet nga viti në vit si një “Superman” i vërtetë. Të drejtë i japin edhe statistikat. Gjatë këtij viti, portieri i Atleticos ia ka dalë të mbajë portën e paprekur në 25 ndeshje nga 46 që ka zhvilluar (54.3%).

I vetmi që i afrohet në këtë aspekt është Ter Stegen. “Gardiani” i Barcelonës ia ka dalë të mos pësojë gol në 22 ndeshje nga 49, për një përqindje prej 44.9%. Më pas vjen Ederson i Manchester City me 21 ndeshje pa pësuar në 45 të tilla.

Oblak ia doli të mbyllte edhe vitin e kaluar me shumë ndeshje pa pësuar gol. Ai i vuri drynin portës në 27 ndeshje nga 50 të zhvilluara (54%). Prej momentit që ka filluar të jetë titullari i ekipit të Simeones, Oblak nuk ka pësuar gol në 128 ndeshje nga 232 të luajtura (55.2%). T’i shënosh një portieri të tillë mbetet një sfidë e madhe për çdo ekipi dhe sulmues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!