U bë më shumë se një vit tashmë që Abcnews.al vijon të jetë në krye të tregut të mediave online në Shqipëri, fakt i cili është rikonfirmuar edhe gjatë muajve të verës, ku diferenca është thelluar ndjeshëm.
Me një redaksi të përbërë prej profesionistëve më të mirë të tregut, Abcnews.al raporton saktë dhe në mënyrë objektive të gjitha zhvillimet gjatë 24 orëve nga vendi, rajoni dhe bota, gjë e cila është shpërblyer më së miri me besimin e lexuesve.
Kjo konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Google, Youtube, Instagram si edhe nga vetë Facebook. Sipas të dhënave më të fundit të kësaj platforma, faqja “Abc News Albania” renditet e para për numrin më të lartë të interaktivitetit të lexuesve në rrjetet sociale duke lënë pas të gjitha mediat e tjera në Shqipëri.
Vetëm gjatë kësaj jave, faqja e Facebook e Abcnews.al ka numëruar më shumë se 2.4 milionë ndërveprime nga lexuesit, ndërsa numri mesatar i leximeve në WEB gjatë një jave është rreth 9.6 milionë.
Sa i përket raportit numër ndjekësish/ interaktivitet, Abcnews.al ka një indeks 6.6, kurse ndjekësi ynë më i afërt në Shqipëri e ka 3.6, gjë që konfirmon rikthimin e lartë të lexuesve në platformën tonë.
Rritja e Abcnews.al ka ardhur në mënyrë progresive nga muaji në muaj duke u konsoliduar tashmë si zgjedhja e parë e shqiptarëve për leximin e lajmeve online.
Ne besojmë se krahas punës së palodhur dhe profesionalizmit të stafit, shkaku kryesor i këtij suksesi dhe besimit të madh të shqiptarëve te kjo platformë është pavarësia editoriale e abcnews.al në një periudhë ku propaganda dhe “fake news” kanë pushtuar rrjetet sociale dhe mediat online në Shqipëri.
Faleminderit që qendroni me ne! /E.S