Shpesh herë ka diskutime për sulmin më të mirë në Europë. Në një studim të bërë në pesë kampionatet më të forta të kontinentit më të vjetër në botë, ajo që bie në sy është se Lyon është i vetmi ekip që ka tre lojtarë që kanë shënuar të paktën 10 gola deri më tani.
Depay 14 gola, Ekambi 12 dhe Kadewere 10 i bëjnë francezët unikë në Europë. Asnjë ekip tjetër nuk e ka arritur diçka të tillë, edhe pse klube të tjerë kanë shënuar më shumë se ta. PSG ka Mbappe me 18 gola, Kean 13 dhe Neymar me 6. Interi ka Lukakun me 18, Martinez 13 dhe Hakimin 6.
Bayern Munchen ka Leëandoëskin me plot 31 gola, Muller 10 dhe Gnabry 10. Në Angli kemi Tottenham, ku Kane ka deri më tani 16 gola, Son 13 dhe Bale 5. Mund të përmendim edhe rivalët e Lyon në Ligue 1, Monaco, ku kanë shënuar Ben Yedder 13 gola, Volland 13 dhe Diop 6. Me pak fjalë askush si francezët e Lyon. /abcnews.al