Shkarkimi i Ernesto Valverdes është çështje kohe dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Barcelona vendosi të bëjë ndryshime në stol pas humbjes kundër Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
I përzgjedhuri për stolin është Quique Setien, ish-trajneri i Betis. Klubi katalanas nuk njihet për shkarkime trajnerësh gjatë zhvillimit të sezonit. Diçka e tillë nuk ndodhte prej 17 vitesh. I fundit që kishte një fat të tillë ishte Louis Van Gaal.
Ishte 26 janari i vitit 2003 kur Barcelona vendosi të largonte nga stoli holandezin e njohur për t’ia besuar drejtimin e ekipit trajnerit serb, Radomic Antic. /abcnews.al