Starti më i mirë i sezonit, Suarez i lë targën Ronaldos

schedule13:58 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:58 - 9 Shkurt, 2021

Atletico Madrid u ndal mbrëmjen e djeshme pas tëte fitoresh radhazi në La Liga, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi kundër Celta Vigos. Për madrilenët edhe një herë tjetër ishte vendimar Luis Suarez, i cili shënoi të dy golat për vendasit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është në një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe janë statistikat që e konfirmojnë këtë gjë. Uruguaiani ka shënuar plot 16 gola në 17 ndeshjet e tij të para me fanellën e Atleticos, duke venndosur një rekord për shekullin e 21 për startin më produktiv të një lojtari për klube.

Më parë ky rekord mbahej nga sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 15 gola në sezonin 2009-2010 me fanellën e Real Madrid. Ndërkohë, të besuarit e Simeones vazhdojnë të mbajnë vendin e parë të renditjes me 51 pikë, 8 më shumë se Real e Barcelona, por kanë dhe një ndeshje për të luajtur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!