Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Masa represive për ndërtuesit!/ Kryeministri: Listë e zezë me ata që shkelin ligjin

schedule13:15 - 28 Korrik, 2025

schedule 13:15 - 28 Korrik, 2025

Qeveria ka gati një plan masash për sektorin e ndertimit.

I pranishëm në prezantimin e një start up nga të rinjtë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja ndëshkimore për ndërtuesit të cilët shkelin lejet e ndërtimit duke devijuar nga projekti paraprak. Përpara përgjegjësisë ligjore do të vendosen edhe arkitektet.

“Ne do të bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja, represive që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe për industrinë e ndërtimit. Pra “karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, sepse në të kundërt e kemi të pamundur. E kemi të pamundur dhe mund të humbasim një shans historik dhe nuk do të afrohet më njeri për të financuar dhe nuk mundet dot këto projekte të mëdha të realizohen ashtu siç duhet, duke u mbështetur tek shitja në gropë, duke u mbështetur tek kleringu dhe duke u mbështetur thjesht tek blerësit që sjell rasti brenda për brenda vendit.”

Së shpejti do të hartohet edhe një listë e zezë, me të gjithë emrat e ndërtuesve të cilët shkelin ligjin. Për ta masat do të jenë të ashpra, përfshire edhe mos dhënien më të lejes së ndërtimit.

“Ne t’i parashohim edhe ligjërisht duke përfshirë garancitë për lejet, duke përfshirë “listën e zezë” të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësinë për të marrë më leje dhe shumë gjëra të tjera që bota i ka dhe që ka ardhur koha t’i vëmë edhe ne.”

Ndërsa kantieret e ndërtimit duhet të monitorohen 24/7 me kamera.

Ne do ta vendosim si kusht që kantieret e ndërtimit do të kenë kamera dhe do të monitorohen 24 orë në 24. Kjo gjë pa diskutim do t’ju vlejë edhe juve në ndjekjen e punëve dhe në praktikën tuaj, por është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe me garantimin e projektit. Dhe diku në një nga mjediset këtu do shikoni që përmes një programi monitorimi me Inteligjencë Artificiale mund të ndiqet kantieri nga larg dhe mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin, jo thjesht perimetrin.”

Rama tha se kompanitë e ndërtimit të cilët kanë më shumë se 100 punonjës do ta kenë kush praninë e një departamenti të inovacionit.

“Ne do ta vendosim për të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës, si fillim, do të vendosim që do të jetë e detyrueshme të kenë një departament të inovacionit që të merret me gjithë pjesën e teknologjisë dhe do t’i bëj shërbim më të mirë çdo kompanie pa diskutim dhe do të na përgatisë për atë që na pret në aspektin e biznesit privat në momentin që anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!