Start i dobët me Romën, pronarët e klubit kanë ende besim te portugezi

schedule18:45 - 30 Shtator, 2023

schedule 18:45 - 30 Shtator, 2023

Pronarët e Romës, familja Friedkin nuk do të dëgjojnë protestat kundër Jose Mourinhos, duke mbajtur besimin te trajneri pavarësisht fillimit të mjerueshëm të sezonit të 2023/24.

“Giallorossët” ishin shumë afër ta fitojnë trofeun e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, duke humbur vetëm nga ekspertët e turneut Sevilla në penallti.

Pavarësisht investimit të ulët në skuadër gjatë verës, shpresat ishin të mëdha që Roma më në fund mund të rikthehej në top katërshe të Serie A këtë sezon.

Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet në kryeqytetin italian. Roma ka marrë vetëm pesë pikë nga gjashtë ndeshjet e para të ligës, duke i lënë ata në vendin e 16-të në tabelë, shtatë pikë prapa Atalantës së vendit të katërt.

Tifozët kanë filluar të humbasin durimin me trajnerin Mourinhon, duke shkaktuar tensione në qytetin ikonik italian. Megjithatë, sipas “Tuttosport”, Friedkins nuk kanë hequr dorë ende nga Mourinho dhe ende besojnë se ai mund t’i kthejë gjërat pozitivisht te Roma, kështu që nuk po planifikojnë të zëvendësojnë trajnerin së shpejti.

Trajneri portugez është kritikuar shumë për arsye të ndryshme nga tifozët, si stili negativ i lojës dhe kriza e lëndimeve.

Të tjerë kanë sugjeruar gjithashtu se ky është një shembull tjetër i mallkimit tashmë famëkeq ‘Sezoni i tretë i Mourinhos’./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!