Starova: Teuta e pafat në short, Granada mund edhe Realin e Barcelonën

schedule00:07 - 18 Shtator, 2020

schedule 00:07 - 18 Shtator, 2020

Sulejman Starova, pasi analizoi sfidën e LAçit ndaj Hapoel Beer Sheva, filloi të flasë për ndeshjen e Teutës kundër Granadas, sfidë që “Djemtë e Detit” e humbën me rezultatin 0-4 në “Niko Dovana”. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh:

“Kur Teutës i ra Granada, thashë mos, i ra mali përpara. Edhe për Kukësin. Por kur luan kundër ekipeve të mëdha, duhet të luash me dinjitet. Nga vijnë diferencat? Nga buxheti. Në fushën e vet, Granada mund Realin e Barcelonën.

Teuta duhet të mbrohej në maksimum, të mos shkonte dorë për dorë në sulm. Granada përfaqëson futbollin më të bukur në botë, La Liga. Slaven Belupo është tjetër, Granada është tjetër nivel. Për lojtarët e Teutës, është kënaqësi që kanë luajtur kundër Granadas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!