Diskutimet për moshën e trajnerit Edy Reja janë të pashmangshme. Edhe në emisionin “Pressing” në ABC u fol për këtë çështje dhe fjalën e mori Sulejman Starova, i njohur edhe për “dashurinë” e tij për italianët.
Trajneri i njohur është pro vijimit të bashkëpunimit me Rejën dhe nuk kursen as batutat. “Më të ri nuk e preknim me dorë. Është personalitet i futbollit italian”, tha fillimisht Starova.
“Është fat që e kemi sa e ka logjikën në rregull. E kam thënë se jemi në duar të sigurta. Normal gabime do bëhen. Vazhdimi edhe për dy vite është normal. Ai po ndërton skuadrën sipas ideve të tij”, u shpreh Starova. /abcnews.al