Starova me dhimbje koke, kapiteni i Laçit pëson frakturë

schedule10:07 - 7 Tetor, 2019

schedule 10:07 - 7 Tetor, 2019

Laçi humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Kapiteni Eglentin Gjoni është dëmtuar në ndeshjen e djeshme kundër Bylisit dhe menjëherë u dërgua me autoambulancë drejt spitalit të qytetit verior, ku mori edhe ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nga kontrollet mjekësore u konstatua se Gjoni ka pësuar një frakturë pranë bërrylit dhe kështu do të duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Më pas do të vijojë fazën e rikuperimit, që nuk do të jetë e shkurtër.

Rreziku është që shtatlarti i mbrojtjes të mos luajë më gjatë ndeshjeve të këtij viti. Gjithsesi do të shihet hap pas hapi gjendja e tij dhe shpresohet që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!