Starova i thur elozhe, Reja: E pafalshme ndeshja me Andorrën!

schedule22:26 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 22:26 - 9 Dhjetor, 2019

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, është i ftuar në studion e ABC News, në emisionin “Pressing”. Krahas Sulejman Starovës, Reja falënderoi Bobin për fjalët e mira, si dhe pranoi se ajo ndeshje kundër Andorrës, është e pafalshme.

“Duke analizuar të gjitha ndeshjet e Rejës, përfitoj nga rasti të them se Shqipëria kishte nevojë për një trajner të tillë si mister Reja. Do të kishim fituar atë që e tha edhe Reja, një trajner që vjen nga jashtë nuk i njeh lojtarët. Reja erdhi në mes të kualifikuesve. Panuçi mund të bëhet një trajner i mirë, por Shqipëria nuk ka nevojë për një trajner të ri që ta rrisë, por një trajner me eksperiencë që të rrisë Shqipërinë. Janë aq shumë lojtarë, baza është shumë e madhe. Dalin lojtarë të rinj, disa lojtarë luajnë ose jo. Trajneri do kohën e tij që të njohë të gjithë lojtarët. Reja ka treguar që gëzon respektin tonë, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për atë që po bën te Shqipëria. Fakti që iu rinovua kontrata është pozitive, të gjithë ne e pranojmë se kemi një trajner të mirë në krye të kombëtares. Ne duam Europianin, të kualifikohemi edhe njëherë”.

“Qëndrimi që kam mbajtur në klubet tona, është demokratik. Ka nevojë për respekt gjithmonë, jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj shokëve të skuadrës. Është e rëndësishëm që skuadra ta ketë kuptuar. Janë djem të zgjuar dhe e kuptojnë. Duhet respekt për të gjithë. Në këtë aspekt jemi përmirësuar shumë. E falënderoj Starovën për besimin që më dha, shpresoj t’ua shpërblej. Edhe në këtë moment të kualifikimeve, nëse merrnim një pikë në Islandë, sikurse edhe të fitonim në Turqi ku patëm raste me Manajn, atëherë ishim në garë për Europianin.

Nëse ne luajmë me Andorrën në këtë nivel, nuk mund të shkojmë në asnjë drejtim. Një paraqitje e tillë nuk mund të ekzistojë, as paraqitja kundër Moldavisë. Pësuam dy gola dhe ne nuk u treguam të aftë për të mbrojtur. Katër mbrojtës tanë, me dy sulmues. Nuk shkon kjo gjë, nuk mund të pësohen gola të tillë. Është një mungesë vëmendje, janë momente të veçanta, episode që nuk duhet të ndodhin. Të gjithë e kishim vëmendjen te Franca dhe Andorrën e nënvlerësuam. Sikur donim të kurseheshim, nuk donim të dëmtoheshim, pasi luanim në stadium të ri përballë Francës. Në disa ndeshje, ndikon gjendja psikologjike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!