Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli shumë i zhgënjyer pas barazimit 3-3 përballë Flamurtarit, duke thënë se skuadra e tij bëri disa gabime. Në fjalën e tij për Supersport, numri një i kurbinasve tha:
REZULTATI – “Bëmë një hap fals, pasi erdhëm për të marrë tre pikët, por treguam një të metë të madhe. Pësuam golin e parë, ia falëm të dytin Flamurtarit. Më pas përmbysëm, por shfaqëm një problem që nuk e kemi pasur”.
NDESHJA – “Bëmë një përmbysje 2 herë dhe kjo rrit entuziazmin, por gabuam dhe nuk u vendosëm mirë në prapavijë. Asnjë lojtar nuk qëndroi afër në goditjen standarde.
PËSIMI I GOLAVE – “Disa individë nuk ishin vendosur mirë në golin e parë, por arritëm që të reagonim. Penalltia ishte si goditje për skuadrën. Që të dalë një futbollist aq i lirë me lojtarë shtatlartë që kemi ne, nuk e di. Skuadra më zhgënjeu”, tha Starova.