Starova: Goli i Muçit ishte “dhuratë” e Partizanit, Tirana është goditur moralisht

schedule22:49 - 13 Korrik, 2020

schedule 22:49 - 13 Korrik, 2020

Sulejman Starova, pjesë e pandarë e skuadrës Pressing, e ka nisur fjalën e tij në studion e ABC News me Tiranën, që është prej shumë javësh në krye të Superiores dhe shumë pranë titullit kampion. Bobi mes të tjerash tha: “Në javët e fundit, të gjithë mendonin se Tirana ishte e pathyeshme, po merrte pikët e plota.

Por erdhi Teuta, më pas Kukësi, edhe situata e Kupës, dhe na u shfaq jo Tirana e kohës më të mirë. Duket se është goditur nga ana morale nga këto faktorë që thashë. Nuk janë pak për një skuadër që mendohej se nuk mund të mposhtej.

Mirëpo, ja që ndryshoi puna dhe do të ishte ndryshe po të mos isht ajo dhurata që thashë. Goli i Muçit në fund ishte një “dhuratë” nga skuadra e Partizanit”, u shpreh Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!