Starova: Futbollit do i mungojë spektakli, diferencën e bën një detaj

schedule22:43 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:43 - 1 Qershor, 2020

Sulejman Starova është një ndër të ftuarit në emisionin Pressing në ABC News. Trajneri i mirënjohur shqiptar, në fjalën e tij, foli për rifillimin e futbollit, rrezikun e dëmtimeve të futbollistëve dhe disa tema të tjera.

“Kemi njerëz që kanë humbur të afërm nga kjo pandemi. Unë dua të ndalem për dëmtimet, prandaj them ishalla shkon mirë, për pjesën e dëmtimeve. Sportistët do e kenë të vështirë.

Një gjë është e sigurt, që spektakli do të mungojë. E pamë dhe në Bundesliga dhe mungesa e tifozëve do të mungojë kudo. Futbollit i mungon spektakli, por e rëndësishme për të gjithë është të mbyllet kampionati. Jemi të gjithë të kënaqur që të mbarojë kampionati në rregull dhe verdikti të jepet në fushë.

Cilësia? Duhet diskutuar nëse do të bjerë cilësia apo jo. Ato që do të cedojnë pak më tepër, do të jenë skuadra që kanë filluar stërvitjen më vonë. Nuk kemi një datë të saktë se kur kanë filluar stërvitjen futbollistët. Nga këtu krijohet diferenca.

Diferenca do të jetë edhe te ndërrimet, do të përfitojnë ekipet me kontigjent për shkak të 5 zëvendësimeve”, tha Starova mes të tjerash./abcnews.al