Starova nuk i ka kursyer elozhet për Bylisin. I ftuar në studion e “Pressing”, Starova analizoi ekipin ballshiot, si dhe objektivat që kanë shumica e skuadrave në Superiore.
BYLIS – “Bylis ka më pak lojtarë cilësore se çdo skuadër tjetër deri në vend të gjashtë apo shtatë, por është një skuadër që ka ekuilibër. Bylisi mbrohet me të gjithë lojtarët dhe kjo është një sakrificë e tyre. Kanë shënuar 16 gola dhe kanë pësuar vetëm 5. Kanë mundur Kukësin e Tiranën, Korçën jashtë. Kanë luajtur mirë dhe me Partizanin, mund të merrnin më shumë se një pikë. Ka agresivitet kjo skuadër, i kanë marrë pikë skuadra që i kanë luajtur mbrapa. Kishin shumë mundësi të shënonin edhe golin e dytë kundër Vllaznisë. Bylisi është me meritë në vendin e dytë”.
SKUADRAT – “Të gjitha skuadrat shohin vetëm ndeshjen e ardhshme, nuk shohin dy javë para. Futen për të marrë pikë në çdo ndeshje. Pse Bylisi është në vend të dytë? Sepse trajneri ka dy vjet aty, ka marrë lojtarë me dëshirë dhe eksperiencë të madhe. Goxhaj po luan shumë mirë, edhe lojtarët e huaj japin shembuj pozitive. Edhe pa shpenzime të mëdha, shkon në majat e tabelës”./abcnews.al