Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka përshëndetur fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare të Hungari, duke e cilësuar atë si një moment historik për demokracinë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Keir Starmer shkruan: “Urime Péter Magyar për fitoren në zgjedhje. Ky është një moment historik, jo vetëm për Hungarinë, por edhe për demokracinë evropiane.”
Ai shtoi gjithashtu se pret të bashkëpunojë me udhëheqjen e re hungareze për çështje që lidhen me sigurinë dhe prosperitetin e të dy vendeve.
Reagimi Starmer vjen në vazhdën e urimeve nga liderë të tjerë ndërkombëtarë, pas rezultatit që shënoi një ndryshim të madh politik në Hungari dhe fundin e epokës së Viktor Orbán.


