Mbretëria e Bashkuar po përballet me një situatë serioze të COVID-19.
Sir Keir Starmer u shpreh se vendi ndodhet në një moment të zymtë dhe se aktualisht po shënohen më shumë se 50,000 viktima.
Starmer kritikoi qeverinë sa i përket menaxhimit të situatës së koronavirusit, duke shtuar se është treguar shumë e ngadaltë përballë kësaj situate dhe se nuk ka marrë asnjë mësim për të përballuar kë fazë të re të valës së COVID-19.
“Pas këtyre shifrave ka familje të shkatërruara. Qeveria ishte e ngadaltë në fazën e parë të kësaj pandemie, por sërish ata nuk e kanë marrë mësimin për këtë valë të re. Ne ua kemi borxh të gjitha familjeve dhe qeveria tani duhet të fokusohet tek vaksina”, tha Starmer./abcnews.al/