Kryeministri britanik Keir Starmer pati një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën në mbrëmje, gjatë së cilës palët diskutuan një sërë temash, përfshirë Ukrainën.
Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e internetit të qeverisë britanike, shkruajnë mediat e huaja.
Palët diskutuan gjithashtu edhe për negociatat produktive midis ekipeve të tyre për marrëveshjen MB-SHBA për prosperitetin ekonomik, duke rënë dakord që këto të vazhdojnë me ritëm këtë javë.
Starmer dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë në kontakt në ditët në vijim, përfundoi njoftimi për shtyp.
Siç kanë raportuar mediat më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ishte i zemëruar kur udhëheqësi rus Vladimir Putin kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vuri në dukje se komente të tilla nuk i lëvizin gjërat në drejtimin e duhur.