Starmer: Britania e Madhe nuk ka nevojë të zgjedhë mes BE dhe SHBA

schedule09:53 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 09:53 - 3 Dhjetor, 2024

Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk ka nevojë që të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE, kur Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se qeveria e tij nuk do të hiqte dorë kurrë nga partneriteti me SHBA dhe premtoi se do të ndërtojë lidhje më të forta me Evropën.

“Nuk ka rritje pa siguri – dhe nuk ka siguri pa aleanca.”, u shpreh kryeministri britanik.

“Në sfondin e këtyre kohërave të rrezikshme, ideja se ne duhet të zgjedhim midis aleatëve tanë, se në njëfarë mënyre jemi ose me Amerikën ose me Evropën, është krejtësisht e gabuar. E refuzoj atë plotësisht. Attlee nuk zgjodhi midis aleatëve. Churchill nuk zgjodhi. Interesi kombëtar kërkon që ne të punojmë me të dyja.”, tha ai.

Ky koment vjen mes frikës se presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump mund të nisë një luftë tregtare kundër Evropës dhe të zvogëlojë mbështetjen për Ukrainën, madje edhe NATO-n. Në rrethana të tilla, analistët sugjerojnë se Britania do të vihej nën presionin e SHBA-së dhe Evropës për të mbajtur një anë./abcnews.al