“Starlink” lidh Shqipërinë me botën/ Njoftimi i Musk: Shërbimi aktiv

schedule17:24 - 9 Prill, 2024

schedule 17:24 - 9 Prill, 2024

SHQIPËRI- Interneti satelitor në Shqipëri tashmë është realitet. Miliarderi Elon Musk njofton përmes rrjetit të tij social X se ‘starlink’ kompania e vetme që ofron këtë lloj shërbimi në botë tashmë ka futur edhe Shqipërisë në hapësirë europiane ku ofron këtë shërbim.

Musk njofton se tashmë të gjithë banorët në Shqipëri mund të behën përfitues të këtij shërbimi që prej kësaj të marte.

Këtë zhvillim e përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili i uroi mirëseardhjen në vendin tonë Elon Musk-ut dhe kompanisë se tij inovative.

Por çfarë është interneti i Starlink?

 

Është interneti që transmetohet për herë të parë me valë satelitore. Në banesë shërbimi ofrohet përmes një pajisjeje që tërheq valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të cilët janë të pozicionuar në lartesitë e ulëta të orbitës së tokës deri ne 500 kilometra mbi sipërfaqe.

Cilësia që ofrohet nga Starlink është shpesh herë me e lartë dhe më e shpejtë se ajo e kabllorëve dhe sipas përshtypjeve të para qe ekur ky produkt iu ofrua publikut rrjeti nuk ka luhatje. Nëse dikush porosit produktin starlink, do të paguajë fillimisht, kutinë e pajisjeve bazë të nevojshme për të tërhequr valët satelitore dhe shpërndarjen në banesë.

Një panel në formë katrore instalohet me drejtim nga qielli dhe me pas bëhet e mundur shpërndarja në banese. Si çdo produkt i ngjashëm, edhe starlink vjen në plane të ndryshme, për individë familje apo edhe biznese. Sipas një kontrolli të thjeshtë në faqen zyrtarë, një abonim i thjesht mujor kushton 6500 në muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!