Ndeshja e Crvena Zvezdës kundër Tiranës ka gjetur mbulim të gjerë në mediat serbe, nisur edhe nga ajo që ndodhi gjashtë vite më parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Ndërkohë që autoritetet kanë marrë masa kundër trazirave të mundshme, mediat serbe kanë publikuar ndërkohë një foto të trajnerit Dejan Stankoviç, i cili me stafin e tij është duke pirë një kafe në mes të Tiranës.
Në fakt, fotoja e nxjerrë nga “Blic.rs” është publikuar më herët nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha, i cili ndër të tjera shkroi se stafi serb është duke pirë kafe i qetë në mes të kryeqytetit shqiptar, madje i rrethuar nga tifozë të Interit që duan të bëjnë foto me Stankoviçin.
Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë sonte në kryeqytetin shqiptar për një vend në fazën tjetër të eliminatoreve të Champions League. /abcnews.al