Stani Digjital? Vangjeli: Ju tregoj takimin me çobanin dhe frikën se ministrat do i hanin delet

schedule14:18 - 9 Nëntor, 2021

schedule 14:18 - 9 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama dhe disa prej ministrave të qeverisë janë kthyer në kryefjalë në muajt e fundit me premtimet për projektet e reja për mandatin e tretë nga satelitët në hapësirë, te akademia për barinjtë dhe së fundmi panelet diellore në stane. 4 ditë pas premtimit për krijimin e akademisë së barinjve, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se do të dërgojnë panele diellore në stane.

Por si i komenton analisti Lorenc Vangjeli premtimet e ministres së Bujqësisë për akademinë e barinjve dhe panelet diellore në stane? I ftuar në studion e “ABC LIVE” ditën e sotme, Vangjeli tregoi një histori personale dhe batutën e bariut që takoi, ndërsa referuar situatës aktuale politike, tha se Edi Rama është në hapësirë, satelitë jemi në që i rrimë rrotull tij.

Unë kam qenë vetëm një herë në rrethana shumë të çuditshme në një stan, kemi zbritur njëherë, ka qenë zbritje e detyruar me helikopter ndërkohë që ktheheshin nga jugu. Hera e parë që shikoja një stan dhe unë nuk mund të të jap…(isha me punë). Ishte hera e parë dhe njoha një personazh të jashtëzakonshëm.

Lexo edhe: Vangjeli: Berisha modeli më i keq për t’u ndjekur në politikë, s’ka shumë kohë për të gabuar sërish

Ishte më i aftë në batutë, modestisht se unë, se një ministër Financash dhe Arsimit të kohës që ishim në të njëjtin helikopter. Dha një përgjigje, që të kalojmë te gjërat e mëdha, se ne shqiptarët merremi me gjëra të mëdha, ngrohja globale, paqja në botë, satelitët…por, po u jap përgjigjen e atij zotërisë që na ofroi llallë, djathtë, kripën e kishte diku tjetër për delet, por zemrën e bardhë.

I thashë do të linim peng ministrin e Financave dhe me ministrin e librave do të shkonim në Tiranë te kryeministri t’i thoshim se e kanë marrë peng dhe të ndanim paratë e haraçit, e thënë me një lloj humori, por ai tha “jo, jo sesa të shkoni dhe të vini ju, ky m’i hëngri të gjitha delet, çfarë fitoj unë me këtë histori”.

Edhe historia e satelitëve, paneleve diellore, aeroporteve, do i dëgjojmë për një arsye, do i hedhim në mars satelitët, tha Rama dhe mbase ndodh vërtetë ashtu dhe askush nuk do të pyes dhe të ketë mend në parlament për fizibilitetin. Sepse në politikë duhet thënë tjetër gjë, qoftë edhe për atë që po ndodh në PD, Edi Rama është në hapësirë, satelitë jemi në që i rrimë rrotull tij” tha ai./ /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!