Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Standardet për integrimin në BE/ Sondazhi: 62 për qind thonë integrimi fillimisht, standardet paralel me të

schedule22:31 - 6 Prill, 2026

schedule 22:31 - 6 Prill, 2026

Aspirata e qeverisë dhe ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjesë e unionit europian ishte tema e sondazhit në ‘Zërin e Shqiptarëve’.

Lidhur me arritjen e standarteve europiane të demokracisë, barazisë së tregut dhe antikorrupsionit, vetëm 30% e të anketuarve i qëndrojnë strikt atyre, pra kërkojnë anëtarësim nga BE, vetëm kur Shqipëria të ketë përmbushur çdo standard.

Shumica, 62% e shqiptarëve thonë se Shqipëria fillimisht duhet të integrohet, e më pas vijnë standardet paralelisht.



8% mendojnë ndryshe. Shqipëria të mos jetë anëtare e BE, por thjesht partnere, si Zvicra apo vendet e CEFTA-s.

KAMPIONI: 1115 banorë të rritur të vendit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!