Standardet mjedisore: Rreth 280 automjete janë refuzuar të futen në vend që nga nëntori

schedule16:09 - 14 Janar, 2022

schedule 16:09 - 14 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Qytetarët që duan të blejnë një automjet jashtë Shqipërisë duhet të kenë kujdes kategoritë mjedisore pasi vijojnë rastet e importit të makinave që nuk lejohen.

Drejtori  i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja sqaron se  vetëm në dy muaj rezultojnë  rreth 280 makina janë refuzuar pasi nuk plotësonin standardet .

Por cilat automjete lejohen të importohen në Shqipëri ?Gonxhja sqaron se detyrim për autoveturat është standardi euro 4 pa kufizim vit prodhimi.

Në rastet që automjetet nuk plotësojnë kriteret mjedisore të parashikuara në ligj  ata duhet ti kthejnë ato mbrapsht ose ti përdorin për qëllime të tjera

Që nga viti 2019 në bazë të ligjit  në Shqipëri  nuk lejohen të hyjnë autoveturat që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!