Standard i ri euro-lekë, eksperti: Rreziku kryesor rritja e inflacionin, ndikim në faktorët e brendshëm

schedule14:39 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:39 - 14 Korrik, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Majlind Lazimi ka folur në lidhje zhvlerësimin që ka pësuar monedha euro kundrejt lekut së fundmi.

Lazini në një lidhje direkte tek “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me faktorët ndikues në këtë treg ku duket se kanë forcuar shumë monedhën vendase kundrejt monedhave të tjera.

Sipas tij është e rëndësishme që në këtë rast të ketë një kufi përsa i përket luhatjes që mund të pësojë tregu në të ardhmen, në këtë drejtim pasi siç mund të kemi fitues ka edhe humbës.

Qartazi kemi një ekuilibër të ri të këmbimit të euros me lekun, ku kemi fitues dhe humbës. Është një gjë e çuditshme që monedha jonë vendase ka pasur një raport të lartë vlerësimi në raport me monedhat e tjera. Në këtë rast përfitues janë qeveria shqiptare për shkak se borxhin e ka në euro apo shlyerjen e interesave të tij, ato që kanë të ardhura në lekë por që kanë detyrime në euro por kemi humbës që janë eksportuesit. Një luhatje e tillë ka zeruar të ardhurat e tyre. Ka shumë shqiptarë që janë të varur nga remitancat pasi u dërgojnë të afërmve të tyre. Sot një mijë euro për të blerë mallra është 15% më e shtrenjtë sesa rasti kur kishim 1 mijë euro një vit më parë. Së treti janë të gjithë ato që kanë të ardhurat në euro dhe shpenzimet në lekë.

Problem kryesor është pasiguria dhe mungesa e parashikueshmërisë në lidhje me këmbimin e lekut dhe të euros dhe gjatë muajit gusht besoj se do të jemi në këto nivele, por në vijim leku mund të ketë një ndryshim tjetër. Leku në afat mesëm do të ketë të vështirë të mbajë një ekuilibër të tillë pasi nuk justifikohet me fondamente të ekonomisë, pasi ka edhe influence që e mbajnë në këtë nivel”, ka thënë eksperti.

Sipas tij gjithashtu një rol të rëndësishme për këtë duhet që të ketë edhe banka e Shqipërisë e cila duhet që të ketë një panoramë të qartë përsa i perket një luhatje të tillë për kursin e këmbimit pasi mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek inflacioni.

Ndër të tjera eksperti theksin e vendos edhe tek shqetësimi primar i Bankës së Shqipërisë që janë punësimi dhe prodhimi në krahasim me faktorët e jashtëm ndikues.

Kursi i këmbimit është i lirë dhe ka vende që zgjedhin një regjim tjetër por në këto kushte ne duhet që të shikojmë nëse kemi një qartësi për raportin e euros në raport me lekun. Padyshim që të thuash se kontratat e ardhshme ti bësh me këtë kurs këmbimi, ka të bëjë më shumë për ato që presin investime në të ardhmen jo këto që janë aktuale. 14% e zhvlerësimit të euros për eksportuesit ta transportojmë te partnerët evropiane. Banka e Shqipërisë duhet që të ketë strategji të qartë se si ndodh zhvlerësimi dhe vlerësimi i euros me lekun. Një luhatje e tillë ndihmon edhe bankën e Shqipërisë për mbajtjen e inflacionit në nivelin bazë. Banka e Shqipërisë edhe pse ka humbjet e saj. Pasi deri më tani ka humbur 150 mijë euro, në mandatin e saj ka ruajtjene  inflacionit.

Banka e Shqipërisë duhet që të jetë më e shqetësuar me faktorët e brendshëm të punësimit dhe të prodhimit dhe pastaj të vërë në dukje faktorët e jashtëm. Nuk kemi akoma sinjale të qarta se çfarë ekuilibri mund të kemi në lidhje me kursin e këmbimit. Kemi faktorët informale që imponojnë këtë kurs këmbimi, në kushte normale duhet që të kishim një normalizim nëse banka e shqipërisë ka shtuar ofertën fluksi është më i madh. Oferta e euros në treg nuk justifikohet nga remitancat, turizmi është pozitiv pasi kemi një shtim”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!