Stamboll/ Sekuestrohen 5 kilogramë flori në formë pluhuri mes rrobave të një pasagjeri

schedule10:04 - 30 Maj, 2023

schedule 10:04 - 30 Maj, 2023

Policia doganore e aeroportit “Sabiha Gökçen” në Stamboll ka arritur të zbulojë një rast të trafikimit të arit në rrobat e një pasagjeri të huaj, që tentoi të kalonte doganën pa u vënë re.

U konstatua se rrobat e pasagjerit ishin më të rënda dhe më të forta se normalja dhe kjo ngriti dyshimet e ekipit të sigurisë që filluan të ndiqnin pasagjerin e huaj, duke e detyruar më pas të bëjë një kontroll të dytë.

Pas verifikimeve më të detajuara, rezultoi se brenda valixhes së pasagjerit kishte rroba trupi të ngjashme me sfungjerët, nga ku u konstatua se rrobat ishin të mbushura me ar, i cili do të mund të rikthehej në gjendjen fillestare duke u përpunuar në temperatura të larta.

Pas kapjes së sasisë në fjalë, shtetasi i huaj u arrestua nga policia turke dhe u dërgua në prokurori për marrjen në pyetje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!