Stamboll/ Pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, në pranga edhe avokati i tij

schedule09:08 - 28 Mars, 2025

schedule 09:08 - 28 Mars, 2025

Turqia prej javësh është përfshirë nga protesta të shumta, pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Ai u arrestua pas një urdhër arresti të lëshuar nga departamenti kundër pastrimit të parave të prokurorisë së Stambollit.

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se është arrestuar edhe avokati i Ekrem Imamoglu, Mehmet Pelivan.

Sipas njoftimit, avokati i Imamoglu po hetohet për “pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!