Stalla rrezikon shembjen, familja “strehon” në shtëpi lopën: Ajo ha këtu, ne në dhomën tjetër

schedule15:56 - 3 Shkurt, 2021

schedule 15:56 - 3 Shkurt, 2021

Në njërën dhomë fle Altini me bashkëshorten dhe fëmijët, në tjetrën lopa. Kjo është familja Pjetri në fshatin Rripë të Klosit. Të vetmen bagëti, e ka strehuar brenda shtëpisë, pasi stalla rrezikon të shembet.

“E kam fut në shtëpi për rrezik, për arsye se stalla po shembet…”

Kjo ishte zgjidhja më e shpejtë, për të shpëtuar të vetëm pasuri që ka.

“Ju e shifni vetë këtu është lopa. Te tjera jam unë me fëmijët e gruan…Lopa të hajë këtu, unë matanë…me lopën hamë.”

Që lopa mos të rrezohet në çimenton e banesës, Altini ka shtruar një qylym. Shembja e dy masive dheu në rrugë, ka izoluar prej dy javësh 20 familje në këtë zonë. Banorët jetojnë me frikën se masivi i dheut për pak do të bjerë mbi banesën e tyre.

“Rrezik me u samur ndonjëri këtu s’ke nga shko, këtu s’ke nga del”, thotë një nga banorët.

Ata i kërkojnë nga pushteti vendor që të ndërhyrje për të shmangur përkeqësimin e situatës. /abcnews.al/