Më 6 prill në Indi u zhvilluan zgjedhjet dhe fitues u shpall koalicioni i drejtuar nga Dravida Munnetra Kazhagam (DMK) që u kthye në pushtet pas një hendeku 10-vjeçar.
Duke pranuar humbjen, kryeministri dha dorëheqjen të hënën në mëngjes pasi partia e tij AIADMK nuk arriti të siguronte një shumicë në sondazhet e asamblesë së shtetit që përfunduan dje.
Dravida Munnetra Kazhagam (DMK) fitoi 125 vende dhe AIADMK vetëm 65 në asamblenë me 234 vende.
Tashmë kryeministri i ri do të jetë MK Stalin, i cili do të betohet në 7 maj. Stalini ka thënë se ceremonia do të jetë e thjeshtë duke ndjekur të gjitha protokollet COVID-19.
Menjëherë pas fitores së DMK, kryeministri aktual Narendra Modi shkroi në Twitter dhe i dërgoi urimet e tij MK Stalin, duke thënë “Ne do të punojmë së bashku për rritjen e përparimit kombëtar, përmbushjen e aspiratave rajonale dhe mposhtjen e pandemisë COVID-19”./abcnews.al