Stafi mjekësor i lodhur, Manastirliu publikon tjetër pamje nga brenda Infektivit

schedule21:26 - 19 Korrik, 2020

schedule 21:26 - 19 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sjellë një tjetër pamje nga brenda Infektivit.  Manastirliu ka publikuar foton e Jonës, pjesë e personelit mjekësor e cila duket mjaft e lodhur.

Ajo shihet se është mbështetur me duar mbi tavolinë ndërsa mban veshur veshjet mbrojtëse. “Heronj”, shkruan Manastirlii, krahas fotos.

Me këtë postim, duket se ministrja i është përgjigjur indirekt opozitës. Kujtojmë se opozita akuzoi sot ministren Manastirliu për falsifikimin e pamjeve filmike nga brenda Infektivit, me qëllim të trembë publikun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!