Në një lidhje direkte për “Byro politike” me Juli Xhokaxhi, zv.ministrja e Shëndetësisë ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku sot u shënua viktima e parë, ndërsa janë konfirmuar 15 të infektuar.
Gazetarja e pyeti Mira Rakacollin në lidhje me situanën në Durrës, ku një 73-vjeçare ndërroi jetë, ndërsa stafi mjekësor iu nënshtrua analizave. Zv.ministrja u tregua e rezervuar, duke përsëritur se 50 tetstet kanë dalë negative.
Ndërkohë, lidhur me denoncimin e opozitës për shpërndarjen e 1.2 milion maskave të skaduara, zv.ministrja tha se po shpërndahen të tjera shtesë.
Sakaë, sa i takon denoncimkt të mjekut Ilir Allkja, Rakacoli tha se do i bëhen analizat.
Pjesë nga intervista:
Mira Rakacolli: Vetëm sot në laborator janë testuar 138 raste dhe po vazhdon puna edhee për testimin e rasteve të tjera.
Juli Xhokaxhi: Durrësi konsiderohet si më i vështiri, e mbajti të fshehtë, është në karantinë spitali i Durrësit, cili është rezultati për personelin?
Mira Rakacolli: Të 50 mostrat që u morën për personelin kanë dalë që të gjithë negative. Numri i stafit nuk ka të bëjë me këtë që po diskutojmë tani, ju po diskutoni a u është bërë analia. Ka disa rregulla se si bëhet kjo gjë. Është njësoj sikur të thuash tu bësh analizën të gjithë njerëzve që kanë qenë në një lokal.
Juli Xhokaxhi: E përjashtoni mundësite që në spitali e Durrësit mjekë dhe infermierë të jetë në infektuar?
Mira Rakacolli: Unë i besoj eksperiecën së mjekëve tanë epidemiologë.
Juli Xhokaxhi: Ka patur reagime nga mjekët që kërkojnë përgjigje të analizave individuale dhe jo kolektive, një tjetër infermier thotë në rast se ne jemi të gjithë negativë pse na është kërkuar të jemi në karantinë.
Mira Rakacolli: Ky është një problem i epidemiologjisë. Nëse ata u kanë dhënë këto këshilla është problem i tyre. Analizat do i kenë në dorë secili.
Juli Xhokaxhi: Keni thënë se viktima ishte e vetme, por djali ka thënë se ka qenë edhe djali me dhomë.
Mira Rakacolli: Më keni ftuar të jem e pranishme në kuadrin e zv.ministres. Pyetjet që po më bëni janë profesionale, besojini shkencës. Specialistët më të mirë të vendit.
Juli Xhokaxhi: Dy pacientët e tjera që kanë qenë në dhomë me të ndjerën çfarë rezultatesh kanë?
Mira Rakacolli: Zonjë unë nuk kam emrat e pacientëve. Unë kam një info që 50 njerëzve që u janë marrë kanë dalë negativë.
Juli Xhokaxhi: Jo për personeli, për pacientët e tjerë.
Mira Rakacolli: Po them të gjithë atyre. Unë kam informacion zyrtar dhe rezulton që ato analiza janë negative
Juli Xhokaxhi: Sa keni arritur të gjurmoni nga kontaktet e të ndjerës?
Mira Rakacolli: Ky është një proces që mund tua shpjegojnë specialistët. Është një proces që po bëhet përgjegjshmëri.
Juli Xhokaxhi: Sot është publikuar një video personale e një mjeku të njohur që thotë se është vetëkarantinuar, pasi ka vizituar pacientë pa pajisjen mbrojtëse.
Mira Rakacolli: Ju po më bëni një pyetje që ka deklaruar një mjek pa emër.
Juli Xhokaxhi: Është Ilir Allkja
Mira Rakacolli: Ai e di , ka bërë gjënë më të mirë, do ti bëhet atij analizat dhe do shikohet. Kjo është gjë normale.
Bledian Koka: Maskat që dolën të skaduara janë zëvendësuar
Mira Rakacolli: Po vazhdojmë të shpërndahen maska
Bledian Koka: Po ato që keni patur janë hequr, ato 1.2 milion?
Mira Rakacolli: Ai problem është sqaruar disa herë dje. Nuk është mirë të përsërisim. Po shpërndahen maska të tjera
Bledian Koka: Po nëse nuk ishte problem pse i hoqët?
Mira Rakacolli: Unë thashë po shpërndajnë maska të tjera nuk thashë që po zëvendësohen. Sistemi shënetësor është tërësisht i mbrojtur. /abcnews.al