‘Stafet e bashkisë, të rifreskohen!’, Rama: T’u hiqet licenca avokatëve që japin shërbime për platformën E-Albania

schedule10:26 - 14 Korrik, 2025

schedule 10:26 - 14 Korrik, 2025

Në një takim me dyer të mbyllura me drejtues vendorë dhe përfaqësues të mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të qarta për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, me fokus të veçantë në aksesin në platformën digjitale e-Albania. Ai ka kërkuar ngritjen e zyrave të posaçme pranë çdo bashkie që do të ndihmojnë qytetarët në përdorimin e platformës, ndërsa ka paralajmëruar heqjen e licencave për ato zyra avokatie që ofrojnë kundrejt pagesës shërbime të lidhura me e-Albania.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar rifreskimin e stafit në bashkitë që janë qendra qarku, duke përjashtuar në këtë fazë Bashkinë e Tiranës. Lëvizjet vijnë si pjesë e një riorganizimi të pritshëm administrativ dhe një përpjekjeje për të rritur efikasitetin në ofrimin e shërbimeve publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!