Franca shndërroi të martën stadiumin e saj më të madh, “Stade de France”, në një qendër gjigante vaksinimi.
Ky vendim për ta kthyer stadiumin në një “vaksinodrom” vjen ndërsa qeveria garon për të mbajtur premtimin e saj për një hap gjigant përpara me vaksinimet kundër koronavirusit.
“Stade de France” në periferinë veriore të Parisit, me një kapacitet prej mbi 80,000 vendesh është një nga gati 40 “vaksinodromë” që do të hapen në javët e ardhshme ndërsa vendi përballet me një valë të tretë të pandemisë Covid-19.
Hapja e vaksinodromave në të gjithë Francën është një shenjë e dukshme që autoritetet shëndetësore po rritin ritmin e vaksinimeve pas kritikave në fillim për shkak të problemeve të furnizimit. g.v/aabcnews.al